Një ditë pas publikimit të Opinionit të Venecias, mazhoranca dhe opozita u përplasën sërish për mandatin e Olta Xhackës, edhe pse ky i fundit, argumentoi se Gjykata Kushtetuese mund ta shqyrtonte vetë në themel ccështjen pa marrë autorizimin e Kuvendit.
Në mbledhjen me dyer të mbyllura të Konferencës së Kryetarëve, e pranishme nga opozita ishte vetëm Ina Zhupa, e cila kërkoi që në seancën e së enjtes, të diskutohet mandati i Olta Xhackës, për të cilën mazhoranca thotë se Opionioni i Venecias është i qartë dhe asnjë deputet nuk mund të detyrohet të votojë në mënyrë të caktuar.
Pas mbledhjes, Zhupa nuk përjashtoi mundësinë për ta rivëne edhe një herë në lëvizje gjykatën kushtetuese, që të jetë kjo e fundit ajo që do të shqyrtojë cështjen në themel.
Ndërkohë, konferenca e kryetarëve vendosi që Dy salla në kuvendin e Shqipërisë do të mbajnë emrat e ish kryeministrit Bashkim Fino dhe ish deputetit demokrat Gerti Bogdani, të cilët u ndanë nga jeta në moshë të re.
Gjithashtu, konferenca e kryetarëve rrëzoi edhe kërkesën që mbante firmën e Enkelejt Alibeajt për ngritjen e një komisioni të posacëm parlamentar për hartimin e reformës “Pakti për fëmijët”, pas vrasjes së 14 vjecarit Martin Cani nga bashkëmoshatari i tij./abcnews.al