Kuvendi miraton sot hartën e re administrative, sipas draftit të maxhorancës për ndarjen e vendit në 46 bashki.
Bashkëkryetari i Komisionit të Posaçëm për Reformën Territoriale, Arbjan Mazniku, siguroi se ndarja e re do të votohet në Kuvend, pavarësisht shqetësimeve të shprehura brenda Partisë Socialiste.
Në emisionin “Real Story”, ai tha se këto ndryshime bëhen që qytetarët të kenë shërbim më të mirë dhe të funksionojnë referuar ligjeve të Bashkimit Evropian.
Partia Demokratike e ka kundërshtuar projektin e PS, me 46 bashki, me argumentin se është një ndarje me efekt elektoral në dem të opozitës dhe ndikon në shpopullimin e zonave.
Por mazhoranca thotë se nuk qëndorjnë këto pretendime dhe se bashkitë e vogla nuk kanë aftësi për të thithur fonde të BE-së, për shkak të mungesës së stafeve të kualifikuara dhe një bashkim i tyre me bashkitë e mëdha do i forcojë dhe do të përmirësojë shërbimet që ofrohen për qytetarët./abcnews.al


