Bashar al-Assad është larguar drejt Moskës bashkë me familjen, pasi rebelët sirianë përmbysën regjimin e tij 25-vjeccar.
Sipas mediave ruse, Moska do t’i japë azil Assadit dhe familjes së tij, për arsye humanitare.
Rusia ka qenë një nga aleatët më të ngushtë të Asadit dhe ka mbështetur regjimin e tij.
Pasi rebelët morën Damaskun, ministria e Jashtme ruse konfirmoi se Assad ishte larguar nga Siria, por nuk dha informacione për vendndodhjen e tij.

