Merkato e dimrit po afron, ndërsa emri i Ardian Ismajlit sa vjen dhe përmendet më shumë në mediat italiane. Mbrojtësi kuqezi afrohet me klubet e mëdhenj të Serie A, por jo vetëm.
Juventus ndjek prej kohësh futbollistin 28 vjeçar, por duke qëndruar në zërat që vijnë nga përtej Adriatikut, tani është Napoli që kryeson listënb e pretendentëve për të marrë shërbimet e tij.
Në fakt, drejtori sportiv i kryesuesëve të Serisë A, Giovani Manna ka bërë lëvizjen e parë konkrete, duke vendosur kontaktet me menaxherin e futbollistit.
Kontrata e Ardian Ismajlit me Empolin skadon në qershor të vitit të ardhshëm dhe për këtë arsye, duke nisur nga janari, futbollisti mund të kontakotojë personalisht me klubet e tjerë.
Kjo gjë ia bën më të lehtë punën mbrojtësit që pritet të bëjë kapërcimin e madh në karrierë.
Ismjali po kalon një sezon të shkëlqyer me Empolin dhe kombëtaren e Shqipërisë dhe kanë qenë paraqitjetet e tij që kanë tërhequr vëmendjen e klubeve të njohur italianë.
Po ashtu, futbollisti shqiptar, kartoni i të cilit sipas “Transfermarkt” kushton 5 milion euro është në listën e blerjeve edhe të Beshiktash, skuadra turke, që gjithashtu e ndjek prej kohësh me dhe shumë interes. /abcnews.al