Një sherr mes disa personave në lagjen nr.10 në Korçë ka degraduar në përdorimin e thikës. Sipas policisë një 21 vjeçar dhe 2 shtetas të tjerë ende të paidentifikuar kanë goditur me thikë dhe me përforcues grushti në 16-vjeçar.
Si pasojë e plagëve të marra 16-vjeçari u transportua në spital për trajtim mjekësor, dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë po punojnë për kapjen e autorëve të dyshuar, të cilët dyshohet se janë larguar me automjet. Grupi hetimor vijon punën për identifikimin e 2 shtetasve të tjerë të përfshirë në konflikt dhe për sqarimin e rrethanave të konfliktit.
/abcnews.al/