“U penalizova nga biografia”, Adrian Grezda tregon vështirësitë: Mu mohua e drejta për të studiuar, ja çfarë ndodhi

schedule10:17 - 7 Nëntor, 2024

schedule 10:17 - 7 Nëntor, 2024

I ftuari i kësaj puntate në emisionin “Pas Mesnate” është artisti dhe grafik-dizajni Adrian Grezda. Ai ka treguar gjithçka për karrierën e tij dhe vështirësitë që ka kaluar ndër vite.

Grezda u ndal te dhe te periudha kur në Akademinë e Arteve u pranua tre vite me vonesë, pasi gjyshi i tij ishte larguar për në Amerikë.

Sipas artistit, kur gjyshi është kthyer në Shqipëri, një vit më pas i ka dalë përgjigja për të ndjekur shkollën e lartë.

“Në lice unë kam qene për grafik dhe nuk mund të them se ka qene zgjedhja ime. Si duket ose ata kanë parë nga punët atje, mund të kenë parë që kam prirje grafike më tepër. Po unë kam qene shumë i lumtur që isha në grafik, sepse skicat ishin gjëja ime e preferuar.

Nuk e kam pasur të lehtë të fillojë. Gjyshi kishte ikur në Amerikë, para mbarimit të luftës. Nga ana ilegale, ai nuk mund të quhet ilegal sepse nuk kishte ikur nga Shqipëria mbas çlirimit. Kishte ikur nga Kosova a Italia, nuk e mbaj mend mirë. Ai ka jetuar shumë vite në Turqi, në Austri dhe pastaj në Amerikë. Nga aktiviteti i tij atje dhe ne na persekutuan në një farë mënyre.

Pastaj për disa arsye që nuk e di, ai erdhi në Tiranë në ’84 ai erdhi në Tiranë dhe më ’85 mora shkollën. Tre vite me vonesë në krahasim me shkollën”, tregoi Grezda./abcnews.al