Jo vetëm Eden Hazard eka refuzuar PSG-në. Të njëjtën gjë ka bërë edhe N’Golo Kante. Mesfushori fantastik është pjesë e Chelsea prej vitit 2016 dhe ndihet për mrekulli në Londër.
Kampionët e Francës e kërkuan me insistim verën e vitit 2018, por 28-vjeçari nuk e pranoi këtë opsion. Kante shpjegon arsyen në prononcimin e dhënë për Canal Plus, teksa konfirmon dashurinë e madhe për “Blutë e Londrës”.
“Ka disa momente kur nuk e dimë mirë se ku duam të shkojmë apo çfarë duhet të bëjmë. Thjeshtë dimë ku jemi dhe si ndihemi. Të jem pjesë e Chelsea do të thotë që jam në vendin e duhur.
Zgjodha të mos transferohem te PSG, jo vetëm për aspekte sportivë. Refuzimi erdhi prej faktit që ndihem për mrekulli në Londër. Ndihem si në shtëpi dhe e adhuroj projektin e ri të klubit“, përfundon kampioni i botës me Francën. /abcnews.al