Zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi në një postim në facebook ka bërë me dije se në 8 dhjetor, që përkon me ditën e rinisë, presidenti Meta do të organizojë një tubim mbarëpopullor.
Ndërkohë me një tjetër reagim në “facebook” Presidenca jep detaje rreth tubimit mbarëpopullor që pritet të mbajë kreu i shtetit.
Postimi i Tedi Blushit:
Të dashur kolegë gazetarë,
Interesimit tuaj të jashtëzakonshëm, për të mësuar sa më shumë detaje rreth tubimit mbarëpopullor të thirrur nga Presidenti i Republikës Sh.T.Z ILIR META, në 8 dhjetor 2019, në DITËN E RINISË, ju sqaroj se:
Nisja e Dialogut të Presidentit META me Shqipërinë ka për qëllim mbrojtjen e Demokracisë dhe Kushtetutës!
Dialogun e Presidentit META me shqiptarët nuk mund ta ndalë ASKUSH, deri në zbatimin e detyrimit kushtetues për Referendumet.
JEMI TË VENDOSUR DERI NË FUND: DEMOKRACINË NUK E JAPIM ME KONCENSION!
TANI VETËM DEMOKRACI DIREKTE!
TANI VETËM REFERENDUM!
SHQIPËRIA E PARA! ??
SHQIPTARËT MBI ÇDO GJË! ??/abcnews.al