Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Bizneset dhe qytetarët optimistë për ekonominë, BSH: Besimi në ekonomi u rrit gjatë muajit gusht

schedule14:05 - 1 Shtator, 2026

schedule 14:05 - 1 Shtator, 2026

Turizmi mbetet një shtyllë e rëndësishme për ekonominë shqiptare. Banka e Shqipërisë ka publikuar raportin e ndjesisë ekonomike ku vërehet se besimi në ekonomi ëshët rritur me 1.8 % gjatë muajit gusht dhe kjo është e ndikuar direkt nga shërbimet, tregtia por edhe ndërtimi.Kjo tregon se bizneset presin një sezon më optimist përsa i përket gjendjes ekonomike dhe aktivitetit të tyre.

Shërbimet janë rritur me 1.8 përqind, e ndikuar nga kërkesa më e lartë dhe nga një vlerësim më pozitiv për aktivitetin e bizneseve. Gushti ka pritur fluksin më të lartë të turistëve gjatë vitit.
Rritje ka pasur edhe vlerësimi i biznesve për aktivitetin ekonomik në tregti, ku treguesi i besimit u shtua me 2.1 përqind. Bizneset në këtë sektor kanë qenë më optimiste për shitjet dhe presin rritje të punësimit.

Në sektorin e ndërtimit besimi është rritur me 4.7 përqind. Rritja lidhet me përmirësimin e aktivitetit të ndërtimit dhe të kontratave të porosive.Gjatë verës shitjet e pasurive të paluajtshme janë më të mëdha të ndikuara nga ardhja e emigrantëve por edhe e turistëve të huaj.

Në industri, besimi ka rënë me 1.2 pikë përqindje. Bizneset kanë pasur një vlerësim më të dobët për kontratat dhe porositë, ndërsa prodhimi aktual ka mbetur në të njëjtin nivel. Megjithatë, besimi në industri vijon të jetë mbi mesataren historike.

Ndërkohë,që sipas Bankës së Shqipërisë është përmirësuar edhe besimi i konsumatorëve. Qytetarët janë më optimistë për blerjet e mëdha, si ato që bëjnë aktualisht, ashtu edhe për muajt në vijim./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!