Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Nisma e BE për heqjen e vetos/ Krisafi: Për Ballkanin është zgjidhje shumë e mirë, i pengon vendet të bllokojnë njëra-tjetrën

schedule13:35 - 1 Shtator, 2026

schedule 13:35 - 1 Shtator, 2026

TIRANË– 11 vende të Bashkimit Europian kërkojnë heqjen e vetos brenda Unionit. Në një letër drejtuar përfaqësueses së lartë të Politikës së Jashtme të BE, Kaja Kallas, vendet europiane të kryesuara nga Gjermania, kërkojnë zëvendësimin e unanimitetit në shumicën e kualifikuar, dhe zëvendësimin e vetove me abstenime.

Ekspert i çështjeve për marrëdhëniet ndërkombëtare, Ledion Krisafi, u shpreh në “News Line” se ky propozim do të ishte një bonues jo vetëm për Shqipërinë, por dhe  për vendet e tjera të rajonit.

Ai theksoi se kjo do t’i jepte mundësi që vendet e Ballkanit  të mos bëheshin bllokuese të njëra tjetrës, në procesin e integrimit, siç dhe ka ndodhur në të shkuarën.

“Mund të hiqen disa pengesa dhe mund të hapte më shumë rrugën drejt BE, jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për vendet e tjera Të Ballkanit Perëndimor. Është mënyrë për të lehtësuar mekanizmat. Për vendet e Ballkanit është një zgjidhje shumë e mirë, sepse vendet e Ballkanit bllokojnë njëra tjetrën.

Problemet në dukje janë shumë të vogla, por qasjet e dy vende, sidomos ajo maqedonase i hedh në erë të gjithë marrëdhëniet. Marrëdhëniet janë të acaruara mes palëve, sa edhe një aksident automobilistik kthehen në përplasje. Kjo është tipike se si funksionon vetoja në vendet e Ballkanit, nisin nga gjërat mëdha dhe përfundojnë në raste të tilla”, tha ai.

I pyetur se sa shanset ka që heqje e vetos të bëhet një fakt i kryer, Krisafi tha se shanset në këtë pikë janë 50 me 50, ndërsa tregoi se procesi i vetos jo gjithmonë ka qenë një mekanizëm problematik në marrëdhëniet mes vendeve.

“Shanset janë 50 me 50 për heqjen e vetos. Vetoja shpeshherë ka shërbyer për të zgjidhur problemet para se këto vendet të futen në BE dhe për vetë be ka qenë një praktikë, që problemet e vendeve të zgjidhen para anëtarësimit. Edhe vetoja nuk ka qenë gjithmonë e keqe. Ideja e anëtarësimi gradual është një ide shumë interesante. Të bën pjesë të BE, duke të dhënë një pjesë të benefiteve, fondeve, pjesë e përfitimeve që sjell tregu i përbashkët.

Të jep kushte për t’u ndjerë anëtarë, por jo të gjithë të drejtat. Shqipëria ka më shumë mundësi për të qenë pjesë e BE, më shumë se Mali i Zi pavarësisht se vendi fqinj është më përpara në proces. Shton shanset e Shqipërisë dhe është një mënyrë për të qenë pjesë ë klubit, për të përfituar nga pjesa që jep klubi. Kam përshtypjen se BE këtë po përpiqet të realizojë dhe synon që t’i bëjë pjesë “, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!