Filipineze, indianë, turq apo nigerianë kanë zgjedhur të jetojnë dhe punojnë në Shqipëri. Në zyrat e emigracionit në Vlorë është rritur numri i të huajve të cilët aplikojnë për leje qëndrimi.
Turizimi vijon të ketë kërkesat më të mëdha për fuqi punëtore, por të huajt po shohin dhe sektorë të tjerë të ekonomisë
Mundësitë e punësimit, kontratat dhe kushtet e ofruara janë arsyet që shumë prej të huajve vijnë në vendin tonë.
Aktualisht rreth 7500 te huaj janë pajisur me leje qendrimi në vendin tonë.
Rritje e ndjeshme krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar ku deri në korrik sektori i migracionit procesoi rreth 1 700 kerkesa. Numri më i madh i tyre është përqenduar në Vlorë dhe Sarandë.

