Sipas MeteoAlb, alternime kthjellimesh dhe vranësirash të lehta do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të territorit, ku më të dendura vranësirat do të jenë në zonat veriore dhe verilindore të Shqipërisë.
Orët e pasdites; sjellin përmirësim të kushteve atmosferike duke sjellë intervale të gjata kthjellimesh dhe vranësira të lehta e kalimtare në të gjithë territorin e vendit.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë sërish rritje në mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 7°C vlera minimale në qytetin e Pukës deri në 29°C vlera maksimale në qarkun e Elbasanit. Era do të fryjë mesatare deri e fortë; përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 45 – 50 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor; kjo do të bëjë që në brigjet detare të krijohet dallgëzim i ulët.
Kosova
Deri në mesditë; Republika e Kosovës; paraqitet nën ndikimin e motit të qëndrueshëm, duke bërë që të ketë kthjellime dhe vranësira të lehta, por pjesa e dytë e ditës do të sjellë vranësira disi më të shpeshta në zonat veriore – veriperëndimore të Kosovës.
Parashikohet që të njëjtat kushte të qëndrueshme meteorologjike të vijojnë edhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në vlerat minimale, por ulen maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 6°C vlera më e ulët deri në 25°C vlera maksimale në rang territorit.
Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi mbi 50 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor.
Maqedonia e Veriut
Republika e RMV do të dominohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike duke bërë që kthjellimet të jenë prezente në të gjithë territorin e RMV herë pas here priten kalime vranësirash të shpeshta; më të theksuara në zonat në kufi me Shqipërinë, por nuk priten reshje. Orët e pasdites do të vijojnë nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta në pjesën më të madhe të RMV.
Ndërkohë; Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në vlerat minimale, por ulen maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 6°C vlera më e ulët deri në 27°C vlera maksimale e cila pritet në qytetin e Shkupit. Era do të fryjë e lehtë gjatë paradites, por forcohet gjatë pasdites duke arritur shpejtësinë mbi 45 km/h nga drejtimi permanent Veriperëndimor.
Europa
Vijon situata e motit të paqëndrueshëm në gadishullin Iberik ku vranësirat dhe reshjet e dendura të shiut do të jenë dominante; si pasojë e zhvillimit të një qendre të fuqishme ciklonare prej disa ditësh në jugperëndim të Europës.
Po ashtu; vranësira dhe reshje të dendura shiu priten sërish në gadishullin e Skandinavisë si edhe pjesërisht në Europën Lindore, ndërsa pjesa më e madhe e kontinentit Europian do të jetë nën ndikimin e motit të kthjellët dhe temperaturave relativisht të larta ku sërish vlera më të larta priten në gadishullin e Ballkanit dhe gadishullin Peloponez.