“Shqipëria e para”, Meta thirrje për miting: Tubim mbarëpopullor në sheshin “Demokracia”

schedule15:19 - 24 Nëntor, 2019

schedule 15:19 - 24 Nëntor, 2019

Zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi në rrjetin social facebook ka bërë me dije se në 8 dhjetor, që përkon me ditën e rinisë, Meta do të organizojë një tubim mbarëpopullor.

Presidenti, Ilir Meta ka vendosur për herë të parë që kur ka hyrë në Presidencë, të thërrasë qytetarët në një tubim në Qytet Studenti. Vendimi është konfirmuar nga zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi. Tubmi bëhet me dije se do të zhvillohet më 8 dhjetor. Ndërkohë, po ditën e sotme Presidenca lajmëroi se nëse qeveria ndryshon Kushtetutën, kreut i shtetit do të jetë aty.

Këtë deklaratë të bërë në mitingun e LSI- së në 2008, Ilir Meta e rikthen sot pas 11 vitesh por jo në postin e kryetarit të pasrtisë, por të Presidentit. Për herë të parë që kur ka hyrë në zyrën e kreut të shtetit, Meta do të thërrasë qytetarët në mbështetje të tij. Vendimi i fundit i Presidencës është zhvillimi i një tubimi, aty ku 29 vjet më parë nisi Lëvizja Studentore. Zëdhënësi i Presidenti, Tedi Blushi zbuloi së tubimi do të jetë vetëm një hap.

“Në 8 dhjetor 2019, në DITËN E RINISË, Presidenti i Republikës, Ilir Meta organizon në Sheshin “Demokracia” në Qytetin Studenti, aty ku dhe nisi Lëvizja Studentore e viteve ’90, një tubim mbarëpopullor që synon Nisjen e një Dialogu me Shqipërinë! Shqipëria e para”, shkruan Blushi.

Paraditen e kësaj të diele zëdhënësi i Metës risolli në vëmendje konfiktin qeveri-presidencë për nismën e Kuvendit për ti hequr disa kompetenca kreut të shtetit që lidhen me zbatimin e reformës në drejtësi. Blushi siguron që Presidenti nuk do të rri duarkryq.

“Kjo është një ide gjeniale për të përshpejtuar Ramaformën dhe instaluar Drejtësinë e Re të betimeve buzë Lanës, të pastër e të kulluar si vetë uji i Lanës. Po Presidenti çdo bëjë më pyesni ju? Si mund të mos marrë pjesë në inaugurimin e LanaKushtetutës nga gjysmëparlamenti i oligarkëve, bandave dhe ambasadorëve të gishtit! Sigurisht që atë ditë Presidenti do të jetë vetë atje, i pari, me të gjithë popullin shqiptar!”

Iniciativa nga ana e maxhorancës u ndërmor me urgjencë kur për një vend të Gjykatës Kushtetuese, Kuvendi zgjodhi Arta Vorpsin, ndërsa Presidenti Marsida Xhaferllarin. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!