Spanja ndërpret kontratën për blerjen e municioneve nga një kompani izraelite

schedule16:42 - 29 Tetor, 2024

schedule 16:42 - 29 Tetor, 2024

Ministria e Brendshme e Spanjës ka njoftuar këtë të martë se ka shkëputur kontratën për blerjen e municioneve nga kompania izraelite Guardian.

Policia synonte të blinte më shumë se 15 milionë plumba nëntë milimetrash për gjashtë milionë euro.

Madridi vendosi të pezullojë shitjet e armëve për Izraelin në tetor të vitit të kaluar, kur filloi lufta e Izraelit kundër organizatës palestineze Hamas në Rripin e Gazës.

Qeveria spanjolle mbetet e përkushtuar që të mos i shesë armë Izraelit. Ndonëse në këtë rast bëhet fjalë për prokurim të municionit, Ministria e Punëve të Brendshme ka nisur një procedurë administrative për anulimin e blerjes, thuhet në njoftim.

Gjithashtu u konstatua se kompanitë izraelite do të përjashtohen nga të gjithë tenderët, shkruan Reuters.

Dy javë më parë, kryeministri spanjoll Pedro Sanchez u kërkoi anëtarëve të Bashkimit Evropian të pezullojnë marrëveshjen e tregtisë së lirë me Izraelin./abcnews.al