Etnomuzikologu Ramazan Bogdani dhe këngëtarja Ema Qazimi janë një ndër çiftet më jetëgjatë të artit shqiptar. Ata tashmë janë bërë gjyshër, por historia e tyre e dashurisë mbetet gjithmonë shumë e veçantë.
I ftuar në “Pas Mesnate”, Bogdani ka rrëfyer gjithçka që nga njohja në vitin 1981, udhëtimi në Turqi dhe deri te dëshira për ta puthur por që nuk ia doli.
“Ka qenë viti 1981, Ministria e Arsimit nëpërmjet Insitutit të Kulturës, më cakton me grupin e Ansamblit Artistik të Durrësit për bërë një turne artistik në Turqi dhe ato dy-tre ditët e fundit vjen një ekip nga Ministria dhe e pa që ai grup artistik donte një përforcim dhe morën Emën. Ema po bëhej gati për në Kosovë dhe atë që do të niseshin e solli në një nga ato sallat e Durrësit. Ema sa hyri, duke parë të gjithë të pranishmit nga qyteti i Durrësit, Shijakut, Kavaja, kishte bëlbëzuar me vete siç më ka thënë: ‘E paskan marrë dhe këtë të gjorin, të shkretin, një katundar nga Shijaku’. Edhe unë nga ana ime duke e parë Emën, i kam thënë vetes ‘kjo do jetë gruaja ime’ dhe kështu u bë.
Sebep kanë qene një pal perde të bukura që unë kisha në shtëpi dhe pse isha beqar dhe në qendër të Stambollit duke parë Emën me Liljanën për të marr diçka, i thash pse mos të vish të shohësh një herë ato perdet e mia dhe u bën perdet sebep.
Në Turqi desha ta puthja, po nuk pranoj. Ishte e ndaluar në atë kohë, por unë isha i lirë me veten time”, tregoi Bogdani./abcnews.al