Ish-ambasadori Gjoka: Vizita e presidentes së KE në Tiranë është e rëndësishme, Shqipëria ka bërë progres!

schedule19:22 - 23 Tetor, 2024

schedule 19:22 - 23 Tetor, 2024

Ish-ambasadori Sokol Gjoka në “Tirana Live” në ABC News komentoi vizitën e presidentes së KE-së, Ursula von der Lyen në Tiranë.

Gjatë intervistës ai theksoi se Shqipëria ka treguar indicie pozitive dhe progresi është vlerësuar edhe nga Brukseli.

“Vizita e presidentes së KE është e rëndësishme dhe me simbolikën e saj që e fillon nga Tirana për vetë faktin se Shqipëria ka arritje domethënëse. Pra këtu është për t’i dhënë hapësirën e duhur europianizimit të rajonit tonë. Në këtë kuadër kjo vizitë merr një rëndësi të veçantë edhe për bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe BE. Shqipëria ka bërë një progres të vlerësuar nga Brukseli, dhe tani është e përgatitur jo vetëm për të hapur grup kapitujt e parë, por edhe ndonjë grup kapitull tjetër siç mund të jetë brenda këtij viti. Por duhet pasur parasysh që monitorimi i Brukselit do të jetë shumë i fortë sepse kemi të bëjmë me grupe ekspertësh që do të shohin zbatueshmërinë e të gjitha kritereve të BE. Kjo e vë Shqipërinë përballë sfidave të rëndësishme. Hapja e grup kapitujve është sfidë e madhe”, nënvizoi më tej ish-ambasadori Gjoka.

/abcnews.al/