Altin Hajri është personi i shpallur në kërkim nga SPAK në dosjen hetimore ku ra në pranga ish deputeti i PS, Jurgis Çyrbja dhe Ahmet Masha, ndaj të cilëve GJKKO ka caktuar masë sigurie “arrest me burg”.
Altin Hajri është pronari i kompleksit “Golden” në Shijak, prej katër vitesh në kërkim, pasi akuzohet se ka qenë një nga bashkëpunëtorët në rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës.
Dyshohet se Çyrbja ka ndihmuar Altin Hajrin të fshihet gjatë kohës që ishte në kërkim.
Ish deputeti u arrestua mbrëmjen e së dielës në qytetin e Durrës nën akuzë për tre vepra penale atë të përkrahjes së autorit të krimit, tregimi i sekretit shtetëror si dhe korrupsionit në zgjedhje./abcnews.al