Fier/ 80-vjeçari përfundon në intubim, arrestohet autori që dhunoi çiftin e të moshuarve

schedule16:36 - 13 Tetor, 2024

schedule 16:36 - 13 Tetor, 2024

Ka përfunduar në prangat e policisë, autori që dhunoi cciftin e të moshuarve në Fier. Mësohet se 47-vjeçari me grushta në pjesën e kokës, shtetasin 80 vjeç dhe bashkëshorten e tij, shtetasen 77 vjeçe.

Si pasojë, i moshuari ndodhet i shtruar dhe intubuar në spitalin rajonal Fier në gjendje të rëndë, në kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i Policisë:

Dhunoi fizikisht 80 vjeçarin dhe bashkëshorten e tij, kapet dhe vihet në pranga autori.

80-vjeçari si pasojë e dhunës ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin e Fierit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Fier arrestuan  shtetasin 47 vjeç, banues në fshatin Povelçë, Fier, person me preçedent penal për krime ndaj personit.

Në fshatin Povelçë, në ambientet e jashtme të dyqanit ushqimor në pronësi të shtetasit , shtetasi për motive të dobëta ka goditur me grushta në pjesën e kokës, shtetasin 80 vjeç dhe bashkëshorten e tij, shtetasen 77 vjeçe.

Si pasojë e dhunës shtetasi ndodhet i shtruar dhe intubuar në spitalin rajonal Fier në gjendje të rëndë, në kujdesin e mjekëve. Ndërsa shtetasja pasi ka marrë mjekim është larguar drejt banesës së saj.

Materialet procedurale do të referohen në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier për veprën penale ‘‘Plagosje e rëndë me dashje’’./abcnews.al