“Tirana, kryeqyteti i gjallë i Shqipërisë”/ Prestigjozja italiane “Be Borghi”: Vendi që s’duhet humbur për t’u vizituar

schedule11:45 - 6 Tetor, 2024

schedule 11:45 - 6 Tetor, 2024

“Tirana, kryeqyteti i gjallë i Shqipërisë është një nga vendet që nuk duhet humbur për t’u vizitiuar”. Kështu nis shkrimi I një artikulli në prestigjiozen italiane “ Be Borghi” për vendin tonë. Në një publikim interesant, me sugjerime për vendet të cilat mund të vizitohen nga turistët, si për ata që mund të qëndrojnë pak ditë por edhe për turistët që kanë më tepër kohë për t’i dedikuar Tiranës.

Blogu iu njohur italian citon planin për zhvillimin urbanistik “Tirana 2030”, i cili me ndërtimet e reja do të rifitojë kohën e humbur nga regjimi komunist.

Në krye të listës është Sheshi Skënderbej, në të cilin përshkruhen edhe atraksionet e tjera që mund të vizitohen, përfshirë Xhaminë  e Ethem Beut, Kullën e Sahatit, Muzeun Historik Kombëtar, ku në secilën prej tyre turistët mund të prekin nga afër historinë, traditën dhe kulturën shqiptare.

Një tjetër vend i listuar nga vizitorët italianë është Piramida e kryeqytetit. Si një nga monumentet më të rëndësishme që përfaqëson Shqipërinë pas demokracisë, Piramida është një nga pikat më të vizituara nga të huajt.

Vëmendjen e blogut italian, ku kryeqyteti shqiptar cilësohet si një vend me energji kryeministri Rama e quan krenari për vendin.

Turizmi  ka sjellë kete vit të ardhura rekord në ekonominë shqiptare . Sipas Bankës së Shqipërisë  në gjysmën e parë të këtij viti ekonomia shqiptare ka përfituar  rreth 1.9 miliardë euro./abcnews.al