Tërheqja e ujit pas reshjeve të dendura të shiut, ka lënë pas edhe dëmet e shkaktuara në Vlorë.
Dëme ka pasur edhe në bibliotekën e qytetit. Kati i parë i bibliotekës është thuajse i shkatërruar.
“Uji është gjysmë metri i futur, kati i parë i librave të sektorit për fëmijë është komplet i shkatërruar. Por kanë shpëtuar shumë libra. Nuk është hera e parë që përmbytet biblioteka, është hera e tretë në këto 30 vjet. Janë duke u llogaritur dëmet. Kemi shpëtuar sa mund të shpëtohet. Do bëhet bilanci i librave të dëmtuar dhe të humbur”, tha për ABC News, drejtuesja e bibliotekës./abcnews.al