“Publikojmë telefonatën”: Presidenca zbulon detaje nga biseda e Metës dhe Palmerit

schedule12:00 - 21 Nëntor, 2019

schedule 12:00 - 21 Nëntor, 2019

Gjatë paradites së sotme në media u publikua lajmi se ka patur një bisedë telefonike rreth 30 minuta mes Presidentit Ilir Meta dhe Zv.Ndihmës Sekretarin e Shtetit, Mattheë Palmer në lidhje me zhvillimet për emërimet në Gjykatën Kushtetuese.

Në lidhje me këtë ka reaguar edhe Presidenca duke e konfirmuar bisedën, ndërkohë që thotë se është e fatshme të publikojë edhe transkpritin e bisedës nëse ambasada dëshiron.

“Qëndrimet e Presidentit Meta të shprehura gjatë kësaj bisede telefonike kanë qenë mjaft të qarta, transparente dhe shteruese.
Megjithatë nëse z.Lekloti, bie dakord me ambasadën e SHBA në Tiranë, dhe na autorizon ta publikojmë të plotë transkriptin e kësaj bisede telefonike, ne jemi gati ta vëmë atë të plotë në dispozicion të opinionit publik vendas dhe ndërkombëtar.
Presidenti Meta nuk ka asgjë për të fshehur!”, shkruan këshilltari i Metës në Facebook, Tedi Blushi.

Ditet e fundit kanë qenë mjaft të nxehta sa i përket emërimeve në Gjykatën Kushtetuese, ku sëfundmi KPA ka shkarkuar nga detyra edhe dekretin e parë të Metës, Besnik Muçin.

Postimi i Blushit
Të dashur kolegë gazetarë,
Interesimit tuaj për një lajm, që siç më vutë në dijeni, ja u ka konfirmuar z.Guri Lekloti dhe ju ka sugjeruar t’ja u konfirmoj edhe unë, ju sqaroj:

Po, është e vërtetë që mbrëmjen e djeshme ka patur një bisedë telefonike rreth 30 minuta mes Presidentit të Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta dhe Zv.Ndihmës Sekretarit të Shtetit të SHBA, z.Mattheë Palmer, me kërkesë të këtij të fundit.

Qëndrimet e Presidentit Meta të shprehura gjatë kësaj bisede telefonike kanë qenë mjaft të qarta, transparente dhe shteruese.
Megjithatë nëse z.Lekloti, bie dakord me ambasadën e SHBA në Tiranë, dhe na autorizon ta publikojmë të plotë transkriptin e kësaj bisede telefonike, ne jemi gati ta vëmë atë të plotë në dispozicion të opinionit publik vendas dhe ndërkombëtar.
Presidenti Meta nuk ka asgjë për të fshehur!

Konfirmojmë se marrëdhëniet tona strategjike me SHBA janë të forta, të qëndrueshme dhe transparente, si asnjëherë!

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!