Dhimbje për humbjen e Gert Bogdanit/ Autoritetet shtetërore dhe liderë politikë shprehin ngushëllime

schedule15:23 - 18 Shtator, 2024

schedule 15:23 - 18 Shtator, 2024

Kryetari i Partisë demokratike Sali Berisha e ka cilësuar ndarjen nga jeta të  ish-deputetit Gerti bogdani një humbjae të madhe për shoqërinë dhe demokratët.Sipas Berishës Bogdani do të mbetet një personalitet në politikën shqiptare

“Ky lajm një lajm shokues. Ky është një lajm shokues. Gerti Bogdani ka qenë dhe do të mbetet në memorien time, njëri nga personalitetet e reja të PD-së më të njohura, më të shquara.”

Edhe kreu i partisë së Lirisë  Ilir Meta ka shprehur ngushëllime familjes  për humbjen e ish-deputeti demokrat. Në një postim në facebook ai shkruan se i  gjithë angazhimi i tij politik, krijoi një model pozitiv për të rinjtë duke i nxitur të jenë pjesë e vendimmarrjes .

Po ashtu edhe kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë Elisa Spiropali I ka shprehur ngushëllimet familjes .Në postim  Spiropali thekson se ikja e ish-deputeti ishte e papritur.

Hidhërim për humbjen e ish-deputetit demokrat shprehu edhe presidenti Bajram Begaj. Kreu i shtetit thekson se Gerti Bogdani promovoi vlerat më të mira në qeverisjen lokale, jetën parlamentare dhe atë politike, duke i shërbyer vendit dhe  kauzës së të rinjve për përfshirjen e tyre në vendimmarrje dhe integrimit në BE.

Për ndarjen e parakohshme nga jeta, ngushellime shprehu edhe kryeministri Edi Rama./abcnews.al