Skolioza, nis depistimi i fëmijëve/ Deformimi i shtyllës kurrizore, kontrolle për nxënësit në shkolla

schedule15:40 - 10 Shtator, 2024

schedule 15:40 - 10 Shtator, 2024

Ky veprim është thuajse i përditshëm për Dionin dhe gjyshen e tij Myzejen.  9 vjeçari ka nisur klasën e katërt.  Çanta rëndon dhe nga shtëpia deri në shkollë e mban gjyshja.

Shumë prindër e gjyshër për këtë arsye i shoqërojnë fëmijët edhe kur shkolla ndodhet pranë shtëpisë. Me fillmin e vitit të ri pamje të tillë janë të shpeshta në Tiranë.

Pesha e çantës, mënyra e mbajtjes së saj, qëndrimi jo korrekt në banka apo para celularit e tabletit sipas mjekëve janë disa prej shkaqeve që ndikojnë në deformimin e shtyllës kurrizore  tek  fëmijët.  Studimet tregojnë shifra të konsiderushme të të vegjëlve të prekur nga skolioza.

“Në dy studime të kryera në shkollat e Elbasanit prevalenca ka rezultuar 4 në 10 fëmijë kanë qene të prekur nga skolioza disa dhe në forma të avancuara.  Çrregullim I qendrueshmërisë së kolonës vertebrale fillon që në fëmijëri, por është pak I dukshëm dhe fëmijët se kuptojnë çpo ndodh.  Mbi 15 vjeç fillojnë të kenë shqetësime dhe sjell probleme të rëndësishme, por nëse kapet herët dhe trajtohet nuk ka asnjë problem”, tha  zëvëndësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli.

Për ta zbuluar herët këtë vit shkollor për herë të parë   Ministria e Shëndetësisë do të nisë kontrollet tek fëmijët nga 6 deri në 14 vjeç.

“Do te trajnohen mësuesit e fiskulturës për mënyrën sesi do të ekzaminojnë çregullimet skeletike të tipit të skoliozës. Fëmijët që do të identifikohen me probleme për ta vërtetuar do të kalojë tek mjeku familjes. Ata që kanë skoliozë do ti nënshtrohen programeve fizioterapeutike për ta eleminuar”.

Programi kombëtar i depistimit të skoliozës në shkolla vjen pas atij  të shikimit dhe shërbimit dentar./abcnews.al