Moska riatdheson fëmijët e xhihadistëve rusë, reagon shërbimi sekret

schedule10:50 - 20 Nëntor, 2019

schedule 10:50 - 20 Nëntor, 2019

Pavarësisht paralajmërimeve të shërbimit sekret rus për rreziqet që vijnë nga riatdhetësimi i familjarëve të xhihadistëve rusë, vetëm mbrëmjen e të martës janë rikthyer në Moskë 30 fëmijë nga Iraku.

Për shumë prej tyre ndoshta ka qenë fluturimi i parë në jetë: nga Bagdadi në Moskë me një biletë vetëm vajtje. Në kryqytetin rus ata mbërritën të mbështjellë në palltot e tyre, dhe në krahët e dikujt që nuk ishte nëna që i ka sjellë në jetë.

Janë fëmijët e luftëtarëv rus të Isis: rreth 30 fëmijë që u riatdhetësuan ndërsa nënat e tyre xhihadiste janë në gjendje arresti në Irak.

Rusia në ndryshim nga vendet e tjera dhe pavarësisht rrezikut të paralajmëruar nga shërbimet secrete kohët e fundit, gjithnjë ka aplikuar doktrinën e riatdhetësimit të familjarëve të xhihadistëve.

Deri tani 122 minorenë janë rikthyer në shtëpi, shumë prej tyre gjenden në republikat ish sovjetike me mazhorancë muslimane në Kaukaz, si për shembull në Çeçeni: vend nga ku janë nisur nënat e tyre për t’iu bashkuar të ashtuquajturit shtet islamik.

Në fillim të muajit nëntor kreu i shërbimeve sekrete ruse, Aleksander Bortnikov këmbënguli për rreziqet që sjell rikthimi i mundshëm në Rusi i 2 mijë grave dhe fëmijëve të xhihadistëve rusë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!