Zjarri që përfshiu kodrat e kallmetit në Lezhë mbëmjen e të martës vijon të jetë aktiv.
Herët në mëngjes flakët, të ndihmuara edhe nga era e fortë u afruan shumë pranë banesave.
Ndërhyrja e efektivëve të shërbimit zjarrfikës si dhe angazhimi nga ajri i një helikopteri të ushtrisë largoi rrezikun nga shtëpitë e fshatit.
Për shkak të erës ka herë pas here riaktivimit të vatrave si në fshatin Kallmet ështu edhe në malin e Velës aty pranë. Zjarri që dyshohet i qëllimshëm ka shkrumbuar disa hektarë me pisha e bimësi të ndryshme në një terren që është i vështirë për ndërhyjen e zjarrfikësve.
Drejtori i përgjithshëm i shërbimit zjarrfikës Arben Cara tha së përvec zjarrfikësve janë angazhuar edhe efektive të ushtrisë.
Përvec zjarreve ne Lezhë sipas ministrisë së mbrojtjes në të gjithë vendin janë aktive edhe gjashtë vatra.
Forcat e shërbimit zjarrfikës janë duke punuar për shuarjen e flakëve në qarkun Kukës, Shkodër e Dibër./abcnews.al