VIDEO/ Flakët përfshijnë një sipërfaqe me bimësi në Krujë

schedule17:21 - 16 Gusht, 2024

schedule 17:21 - 16 Gusht, 2024

Një zjarr ka përfshirë në orët e pasdites së kësaj të premteje një sipërfaqe me shkurre dhe ferra në zonën e Borizanës.

Gazetari Ahmet Zani raporton se ndërhyrja e zjarrfikësve të Krujës ka izoluar vatrën e zjarrit, që sipas informacioneve rrezikonin disa banesa.

Po punohet ende për shuarjen e plotë të flakëve.