EMRI/ Vodhi një automjet, një celular dhe çantën e një turisti nga Bosnje Hercegovina, arrestohet 29-vjeçari në Durrës

schedule15:24 - 15 Gusht, 2024

schedule 15:24 - 15 Gusht, 2024

Një 29-vjeçar është arrestuar nga policia e Durrësit. Mësohet se Teki Halilaj vodhi një automjet në lagjen nr.13 dhe shkoi drejt Elbasanit. Ndërsa, në të njëjtën ditë, i riu vodhi një celular dhe çantën me sende personale të një turisti nga Bosnje Hercegovina, në një hotel në lagjen nr.14.

Sakaq, policia i ka sekuestruar makinat, dy telefona, një medalion floriri, një parfum, qe dyshohet se janë përfituar nga ky aktivitet.

Njoftimi i Policisë: 

Finalizohet operacioni policor i koduar “Saga”, për arrestimin e një shtetasi me precedent të theksuar për vjedhje në disa qarqe.

Vodhi një automjet në lagjen nr.13 dhe shkoi drejt Elbasanit, kapet dhe arrestohet brenda pak orësh, si rezultat i bashkëpunimit me Policinë e Elbasanit, 29-vjeçari.

Në të njëjtën ditë, 29-vjeçari vodhi një celular dhe çantën me sende personale të një turisti nga Bosnje Hercegovina, në një hotel në lagjen nr.14.

I arrestuari ishte në kërkim nga Policia e Tiranës, për 4 vjedhje.

Si rezultat i reagimit të menjëhershëm pas kallëzimeve të 2 shtetasve se më datë 14.08.2024, iu ishin vjedhur automjeti dhe sende personale, Komisariati i Policisë Durrës identifikoi autorin dhe si rezultat i shkëmbimit të informacionit dhe koordinimit të punës me Policinë e Elbasanit, u mundësua brenda pak orësh arrestimin e tij, gjatë tentativës për t’u larguar me automjetin që kishte vjedhur.

Konkretisht, në kuadër të operacionit “Saga”, u ndalua shtetasi T. H., 29 vjeç, banues në Skrapar. Ditën e djeshme, në lagjen nr.13, ai ka vjedhur automjetin dhe celularin e shtetasit A. Sh., ndërsa në një hotel në lagjen nr. 14, ka vjedhur çantën me para dhe me sende personale të një turisti nga Bosnje Hercegovina, shtetasit A. T.. Gjithashtu, nga verifikimet e mëtejshme rezultoi se 29-vjeçari ishte në kërkim nga Policia e Tiranës, për 4 vjedhje.

Sekuestrohen makina, dy telefona, një medalion floriri, një parfum, zyze qe dyshohet se janë përfituar nga ky aktivitet.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.