Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Humbja tragjike e nënës shtatzënë dhe foshnjës, reagon Ministria e Shëndetësisë: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe i pavarur

schedule20:00 - 31 Gusht, 2026

schedule 20:00 - 31 Gusht, 2026

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka reaguar pas ngjarjes së rëndë ku një grua shtatzënë nga Pogradeci, M.K., ka humbur jetën së bashku me fëmijën e saj, teksa po transportohej drejt Tiranës.

Përmes një reagimi zyrtar, ministria ka shprehur ngushëllimet për familjarët dhe të afërmit e pacientes.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale shpreh keqardhjen e thellë për humbjen e jetës së pacientes M.K. dhe i përcjell familjes dhe të afërmve ngushëllimet më të sinqerta”, thuhet në reagimin e ministrisë.

MSHMS bën me dije se po ndjek me përgjegjshmëri të plotë të gjitha hapat që lidhen me trajtimin dhe menaxhimin e rastit.

Në kuadër të zbardhjes së plotë të rrethanave, ministria ka kërkuar kryerjen e një vlerësimi të plotë dhe të pavarur të menaxhimit të rastit. Sipas saj, ky proces synon të vlerësojë në mënyrë profesionale dhe të paanshme të gjithë kujdesin shëndetësor të ofruar, që nga paraqitja e pacientes deri në përfundimin e trajtimit.

Ministria thekson se angazhimi i saj është për transparencë dhe përgjegjshmëri, duke shtuar se çdo gjetje e vlerësimit do të analizohet me seriozitet maksimal.

“Nëse evidentohen parregullsi apo mangësi në ndjekjen e rastit, do të merren të gjitha masat e nevojshme, në përputhje me ligjin dhe standardet profesionale”, deklaron MSHMS.

Në reagimin e saj, ministria nënvizon gjithashtu se siguria e nënës dhe garantimi i kujdesit obstetrikal në kohë, me cilësi dhe në përputhje me standardet e përcaktuara, mbeten përgjegjësi të panegociueshme të sistemit shëndetësor.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!