Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa pamje nga një park voltaik në vend. Nëpërmjet një postimi në facebook, kreu i qeverisë thotë se ky investim, duke e cilësuar si një buqetë e re e energjisë së gjelbërt, i shtohet fuqisë prodhuese të vendit që përmbush objektivin strategjik të Shqipërisë së 2030-ës.
“Mirëmëngjes dhe me një tjetër investim ndër një seri të tillësh në buqetën e re të energjisë së gjelbërt, që do t’i shtohen dita-ditës fuqisë sonë prodhuese, për të garantuar sovranitetin energjitik të vendit dhe përmbushur objektivin strategjik të #Shqipërisë2030 eksportuese neto e energjisë, ju uroj një ditë të bukur”, shkruan Rama.