Franca befason me modulin që do të përdorë kundër Shqipërisë. Didier Deschamps i kundërpërgjigjet italianit Edoardo Reja, që i ka bërë kuqezinjtë të luajnë me modulin 3-5-2. “Gjelat”, pritet të luajnë pikërisht me tre në prapavijë.
Varane dhe Lenglet janë titullarë si zakonisht, ndërkohë që krah tyre do të aktivohet edhe Kimpembe. Sa i takon portës, Mandanda do e nisë nga fillimi. Mesfusha do të jetë me katër. Dubois dhe Mendy do të luajnë nga krahët, kurse Sissoko dhe Tolisso priten të në qendër.
Mbappe mund të ketë një rol të ri, si tip organizatori. Dyshja tjetër në repartin ofensic do të jenë Ben Yedder dhe Griezmann, sikurse raportojnë mediat franceze.
FRANCA (Formacioni i mundshëm 3-4-3 )
Steve Mandanda, Raphaël Varane, Clément Lenglet, Presnel Kimpembe, Léo Dubois, Moussa Sissoko, Corentin Tolisso, Benajmin Mendy, Kylian Mbappé, Ëissam Ben Yedder, Antoine Griezmann.
/abcnews.al