Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Fier-Seman, në fshatin Topojë, ku një automjet tip Mercedes-Benz ka përplasur për vdekje banorin e zonës, Vladimir Sema, rreth 60 vjeç, i cili po udhëtonte me motomjetin e tij.
Sipas banorëve, automjeti ishte futur në parakalim dhe i bllokoi krahun viktimës, duke e hedhur atë në një kanal pranë rrugës.
Ndërkohë, banorët e fshatit janë të indinjuar pasi ky nuk është rasti i parë i aksidenteve në këtë zonë.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 10:50, në fshatin Topojë, Fier, shtetasi A. M., duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin dhe ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin V. S..
Si pasojë e përplasjes, shtetasi V. S., ka humbur jetën.
Shtetasi A. M., është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit./abcnews.al