Nuk ka kaluar shumë kohë kur Ushtria ndërhyri për riparimin e Urës së Vjetër të Bunës. Por situata sot është dramatike. Në mes të ditës hajdutët e skrapit po e shkatërrojnë atë.
Pengesat për të mos lejuar mjetet motorike në urën e vjetër të Bunes po hiqen.
Ato ishin vendosur nga Ushtria vetëm pak kohë më parë.
Vendimi është që ura do t’u shërbejë vetëm këmbësorëve.
Por kjo nuk ndodh. Mjete të improvizura si ky që shikoni në pamje qarkullojnë në të.
Ura po dëmtohet çdo ditë.
Në mes të ditës mjete të tilla grumbullojnë skrap.
Por dhe pse hapur askush nuk po ndërhyn për t’i ndalur hajdutët e hekurave.
Vjedhja e pengesave ka krijuar terren edhe për motorat, biçikletat dhe mjete të tjera.
Kurse një pjesë e saj është kthyer në parkim.
Këmbësorët pak vend kanë në Urën e Vjetër të Bunës./abcnews.al