Një aksident është regjistruar pak momente më parë në aksin “Shkodër-Mjedë”.
Automjeti me drejtues një 43-vjeçar ka përplasur në të mitur, 11 vjeçe, e cila lëvizte në këmbë.
Si pasojë e mitura është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Shkodrës.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
/abcnews.al