Quint, tjetër “shuplakë” kryeministrit të Kosovës, Prenkaj: Qeveria Kurti ka pësuar ‘kolapse’

schedule16:20 - 2 Gusht, 2024

schedule 16:20 - 2 Gusht, 2024

Ambasadorët e vendeve të QUINT ia bënë të qartë këtë të premte kryeministrit Albin Kurti se nuk përkrahin ndryshimin e statusit të Urës së Ibrit.

Ambasadori amerikan Jeffry Hovenier foli në emër të ambasadorëve të QUINT-it duke theksuar se nuk përkrahin asnjë ndryshim në lidhje me hapjen e urës së Ibrit.

Diplomati Albert Prenkaj, u shpreh se kryeministri Kurti me diskursin e tij të pamenduar po shkakton tension.

“Diskursi i pamenduar shkakton tension dhe kjo nuk do të ishte mënyra e komunikimit të kësaj qeverie. Një stabilokraci e imponuar në rajon dhe që bart presionin mbi Kosovën ka për qëllim ruajtjen e një status quo për hir të sigurisë. Por siç po e shohim Kurti ka një politikë që në vetvete ka një qëllim. Tashmë po i afrohemi fushatës zgjedhore dhe një nga temat që Kurti ka premtuar, mbetet veriu, por temave të tjera në aspektin e infrastrukturës nuk u ka dhënë përgjigje. Kjo qeveri ka pësuar edhe kolapse”, tha ndër të tjera ai.

/abcnews.al/