Ndër më të mirët e botës, Guardiola kërkon “yllin” gjerman në “Etihad”

schedule22:16 - 1 Gusht, 2024

schedule 22:16 - 1 Gusht, 2024

Prej kohësh tashmë, dihet interesimi i “gjigantëve” arabë të futbollit, për “fantazistin” e mesfushës, së Manchester City, Kevin de Bruyne dhe me “Qytetarët”, që janë të gatshëm, ta lënë të shkojnë belgun, në rast se vjen një ofertë afro 100 milionë euro dhe duket se tekniku Pep Guardiola, di ku t’i shpenzojë siç duhet këto para.

Sipas raportimeve më të fundit, të prestigjiozes britanike, “The Guardian”, i preferuari i teknikut spanjoll është “arkitekti” gjerman i Bayern Munich, Jamal Musiala, me 21-vjeçarin, që u transferua te “Bavarezët”, për vetëm 200 mijë euro, nga “Blutë” e Chelsea, në verën e vitit 2019 dhe tashmë është kthyer në një lojtar kyç në njëmbëdhjetëshen startuese, teksa vetëm këtë sezon ka marrë pjesë në 36 ndeshje , duke shënuar 12 gola dhe dhënë 7 asistime.

Me dy vite të mbetura në kontratë dhe duke marrë parasysh potencialin e sportistit, një transferim i mundshëm mund të ndodhë vetëm për rreth 100 milionë euro, megjithatë, pas largimit të Gundogan, Mahrez dhe Palmer verën e kaluar, trajneri spanjoll mendoi se nuk mjaftonte nënshkrimi i Doku dhe synon të marrë një përforcim të fortë sulmues në merkaton e radhës.

I “shumëkërkuari’ është Musiala, mirëpo, sipas raportimeve, të “The Guardian”, në listë janë edhe Luca Paqueta i “Çekanëve” të West Ham, si dhe anësori i talentuar anglez, i Crystal Palace, Eberechi Eze, megjithatë objektivi kryesor padyshim, që mbetet “arkitekti” i sulmit, të Bayern Munich. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!