Trafik ndërkombëtar i armëve/ SPAK lëshon 6 urdhër arreste. Operacioni në vijim

schedule12:26 - 1 Gusht, 2024

schedule 12:26 - 1 Gusht, 2024

Prokuroria e posaçme në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë kanë nisur një operacion te gjerë në Kryeqytet lidhur me një grup të strukturuar kriminal.

Mësohet se në total Gjyakta e Posacme me kërkesë të SPAK ka lëshuar 6 urdhër arreste për të cilët po punohet për ti ekzektuar.

Grupi kriminal sipas hetimeve të SPAK, operonte në fushën e trafikut ndërkombëtar të armëve.

Në bashkëpunim me njëri tjetrin 6 personat e përfshirë, emrat e të cilëve për shkak të sketretit hetimor nuk bëhen me dije, dyshohet se magazinonin armë zjarri të llojeve të ndryshme, pistoleta dhe armë automatike.

Armët dyshohet se gjendeshin në Shqipëri por edhe në vende të tjera të Ballkanit ndërsa synimi i grupit kriminal ishte të shiteshin brenda dhe jashtë Shqipërisë. Gjatë këtij aksioni mësohet se Policia në bashkëpunim me SPAK, kanë mundur që të gjejnë edhe një arsenal me armë dhe municione luftarke.

Hetime i Spak ka nisur pak muaj më parë, ndërsa vijojnë ende kontrollet në të gjithë Tiranën.

Kujtojmë se kohët e fundit drejtoria e Policisë së Tiranës ka arritur të sekuestruojë dhjetra armë zjarri që trafikoheshin në disa raste nga Serbia në Kosovë dhe më pas në Shqipëri./abcnews.al