Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Grabitja e bankës/ Policia jep detajet, autori rezulton me precedent penal

schedule11:24 - 9 Nëntor, 2026

schedule 11:24 - 9 Nëntor, 2026

TIRANË- Policia e Tiranës ka dhënë detaje për arrestimin e 50-vjeçarit, Robert Duka, i dyshuar për grabitjen e bankës së nivelit të dytë, javën e kaluar në Tiranë. Sipas policisë, ky person është i dyshuar dhe për një grabitje të ndodhur më 2 qershor.

” Në kuadër të këtij operacioni u identifikua dhe u ndalua shtetasi R. D., alias A. D., 50 vjeç, i dyshuar si autor i dy vjedhjeve nën kërcënimin e armës së zjarrit, të kryera më datë 02.06.2026 dhe 02.11.2026, në dy filiale bankare në Tiranë.
Identifikimi i tij u arrit falë punës profesionale hetimore, përdorimit të sistemeve teknologjike për identifikimin e personave pavarësisht maskimit, si dhe analizimit të veshjeve të përdorura gjatë vjedhjeve.
Gjatë kontrolleve u sekuestruan ;
– 8 200 euro,
– Veshje të përdorura gjatë kryerjes së veprave penale
– 2 aparate celularë.Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të këtyre ngjarjeve”, theksoi kreu i Policisë Tiranë, Oliger Torba. Ai theksoi se autori i arrestuar rezulton me precedent penal.

Gjatë një konference për mediat, kreu i Policisë së Tiranës, Oliger Torba tha se në një operacion tjetër, në aeroportin e Rinasit u zbulua një valixhe me dy paketime me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, ndërsa në pranga ra një shtetas grek 51-vjeçar, i cili ishte larguar nga aeroporti pas mbërritjes.



Ai u lokalizua dhe u arrestua në rrugën e Durrësit për trafikim narkotikësh, ndërsa lënda narkotike u sekuestrua si provë materiale. Gjithashtu, policia arrestoi edhe tre  të tjerë, 29, 28 dhe 20 vjeç, ndaj të cilëve ishte caktuar masa e sigurisë “Arrest me burg”./ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!