Është identifikuar i riu shqiptar që humbi jetën në aksidentin tragjik në Itali. Mediat italiane shkruajnë se viktimë nga përplasja e fortë e dy makinave ka mbetur 26-vjeçari shqiptar Jetmir Isufi, ndërkohë që drejtuesi i makinës tjetër, një 21 vjeçar ndodhet në gjendje të rëndë.
Isufi ishte në timonin e makinës tip Lancia Ypsilon e cila u përplas me makinën Wolksëagen, që drejtohej nga një 21 vjeçar.
Në vend ndërhyri policia dhe u njoftua ambulanca. I riu shqiptar u transportua në spital, por nuk mundi të mbijetonte pasi kishte marrë plagë shumë të rënda.
Ndërsa shoferi tjeter, 21 vjeçar, ndodhet në gjendje kritike për jetën në spital. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve te aksidentit.
Mediat italiane, Jetmir Isufi, për miqtë e tij ishte thjesht Jet. Ne një moshë shumë e re ai ishte afruar me ambientet e hip hopit dhe kishte lidhje me të rinj me të cilët ndanin bashkë pasionin për muzikën.
Prej disa kohësh ai kishte gjetur punë në Arcore dhe në kohën e aksidentit ishte duke u kthyer nga puna për në shtëpi. /abcnews.al