AKU, Task Forcë në Durrës/ Kontroll subjekteve për sigurinë ushqimore

schedule10:56 - 22 Korrik, 2024

schedule 10:56 - 22 Korrik, 2024

Autoriteti Kombëtare i Ushqimit në Durrës ka shtuar kontrollet ne subjekte të ndryshme, kryesisht përgjatë vijës bregdetare. Në bashkëpunim me institucione të tjera, është ngritur një Task -forcë që monitoron në terren.

Objekt i kontrolleve janë hotelet, baret e restorantet, dyqanet e bulmetit, maketet si dhe shitësit ambulantë që tregtojnë përgjatë bregut të detit.

Sinkron: kontrollet janë intensifikuar sepse edhe temperaturat janë të larta dhe puna jonë është në të gjithë bizneset në bregun e detit.

Sipas kreut të AKU në Durrës deri tani situata është nën kontroll.

Sinkron: deri tani nuk kemi pasur problematika. në raste që kemi problematika marrim masa sipas ligjit.

Në total janë tetë grupe që bëjnë monitorime të vazhdueshme, sipas planit të drejtorisë së përgjithshme të AKU. Kontrollet intensifikohen gjatë verës dhe sezonit turistik për shkak edhe të temperaturave të larta.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!