Paralajmëroi shpërndarjen e Parlamentit, Meta njofton konferencë të jashtëzakonshme për shtyp

schedule11:45 - 15 Nëntor, 2019

schedule 11:45 - 15 Nëntor, 2019

Presidenti i Republikës ka paralajmëruar një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp në orën 14:00 të ditës së sotme. Njoftimi vjen pas debateve të forta gjatë ditëve të fundit për emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, ku Presidenca dhe maxhoranca akuzojnë njëra-tjetrën për tentativës për të kapur Sistemin e Drejtësisë.

Më parë, Meta kishte paralajmëruar shpërndarjen e Kuvendit duke theksuar se kjo mund të bëhet shumë thjesht.

“Për të gjithë ata që dinë të lexojnë Kushtetutën dhe meqënëse po afron 22 nëntori, dita kur populli votoi me referendum Kushtetutën, kam një paralajmërim të fundit për ata që mendojnë se betimi i Metës me dorën mbi Kushtetutë si President ka qenë një proces formal apo ceremonial.

Nuk ka institucion më të rëndësishëm në Shqipëri se Kushtetuta, e cila ka vetëm një garant të pacenueshëm që është Gjykata Kushtetuese.

Përpjekjet për të dhunuar Kushtetutën, në përpjekje për të kapur përfundimisht gjithë sistemin e Drejtësisë në Shqipëri, me kapjen e Gjykatës Kushtetuese, janë të dështuara, janë të vdekura.

Askush të mos guxojë të përdhosë Gjykatën Kushtetuese. Parlamenti, me një dekret shpërndarhet, qeveria me mocion mosbesimi rrëzohet, Presidenti me një impeachment nga një parlament legjitim, jo nga ky…përsëri shkarkohet nga Gjykata Kushtetuese.

Nëse dikush mendon se angazhimet e mia kanë qenë ceremoniale do t’i bëj të qartë se kjo është Kushtetutë që mbron popullin dhe do të jetë detyrë e popullit dhe e Presidentit t’i tregojnë vendin kësaj bande uzurpatore”, tha Meta gjatë paradites së sotme. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!