Protesta e fundit para pushimeve/ PD para Kryeministrisë, “për qeveri teknike”

schedule19:12 - 11 Korrik, 2024

schedule 19:12 - 11 Korrik, 2024

Opozita mbledh militantët e saj para Kryeministrisë në një protestë të fundit, para se të fillojnë pushimet.

Protesta pritet të kërkojë lirimin e Berishës, që ndodhet prej gati 7 muajsh në izolim si dhe një qeveri teknike, pasi demokratët nuk duan Ramën të qeverisë gjatë zgjedhjeve.

Disa rrugë në Tiranë janë bllokuar për të mundësuar protestën e mbështetësve të Berishës, ndëra 1000 policë janë në gatishmëri.

“Do jenë diku 7 fjalime, pjesën politike do e mbajë kreu i PD, Sali Berisha dhe kreu i PL, Ilir Meta. Është një protestë e cila duhet të zhvillohet 4 orë, sipas informacioneve do jetë 2 orë. Një pjesë do mblidhen në selinë e PD. Qytetarët janë ftuar para Kryeminsitrisë. Shohim që ka të rinj që kanë veshur bluzën me sloganin “Lironi Berishën:. Êshtë një nga motivet e theksuara, do të kemi thirrje për lirimin e Berishës. Është një kërkesë e artikuluar edhe më parë”, raportoi gazetarja e ABC News, Erneta Shevroja./abcnews.al