Është identifikuar 37-vjeçari shqiptar i gjetur i pajetë në një zonë rurale jashtë fshatit Pentavrysos në Kostur. Bëhet fjalë për shqiptarin Kreshnik Kazanxhiu.
Identifikimi dhe njohja e viktimës u krye prej vëllait të viktimës Refail Kazanxhiu, i cili është edhe ky banor i zonës ku u gjet trupi i viktimës.
Mjeku ligjor pasi këqyri trupin e viktimës, tha paraprakisht se dyshohet vdekje nga një atak kardiak. Trupi i viktimës nuk duket të ketë plagë ose goditje të jashtme.
Ekspertiza do të kryhet gjatë ditës së sotme ndërsa analizat toksikologjike pritet të japin përgjigje për shkaqet e vdekjes të 37-vjeçarit.