Norvegjia do t’i dhurojë Ukrainës gjashtë avionë luftarakë F-16.
Kështu shkruan e përditshmja Verdens Gang (VG), duke cituar kryeministrin norvegjez që po merr pjesë në samitin e NATO-s në Uashington.
Dorëzimi është planifikuar të fillojë në vitin 2024, tha kryeministri Jonas Gar Stere.
Kujtojmë se këtë të mërkurë, Rusia sulmoi qytetin e Odesës, ku për pasojë humbën jetën 3 persona.
/abcnews.al