Shkodra, rënia e “Lazaratit të ri”, eksperti i Kriminalistikës: Krimit i janë shkaktuar miliona euro dëm

schedule09:28 - 9 Korrik, 2024

schedule 09:28 - 9 Korrik, 2024

Eksperti i Kriminalistikës, Ervin Karamuço në një intervistë në “ABC e Mëngjesit”, në ABC News foli për atentatet që janë bërë ndaj efektivëve të policisë.

Gjatë kësaj interviste, ai theksoi se që nga viti i kaluar policëve i janë vendosur 9 tritole.

“Që nga viti i kaluar janë 9 tritole që i janë vënë policisë. Dhe të gjithë këto kanë qenë policë që kanë marrë pjesë në operacionet kundër trafikut të drogë. Kjo sepse krimit i hiqen nga dora 360 tonë kanabis. Një rrënjë kanabisi prodhon deri në 2 kilogramë “mall”, u shpreh eksperti i Kriminalistikës në ABC e Mëngjesit”, në ABC News.

Gjithashtu ai shtoi se krimit i është shkaktuar mbi 360 milion euro dëm grupeve që merren me kultivimin e kanabisit.

“Në pjesën e Dukagjinit është qëlluar droni i policisë. Dhe kjo ka qenë arsyeja që janë dërguar “Barjaktarë” në ajër për të zbuluar kanabis, tha më tej eksperti i kriminalistikës.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!