Uragani “Beryl” gjunjëzon Teksasin, 3 viktima

schedule08:23 - 9 Korrik, 2024

schedule 08:23 - 9 Korrik, 2024

Ashtu edhe siç, ishte parashikuar uragani “Beryl” vijon të shkaktojë viktima dhe shkatërrim në të gjitha vendet ku ka kaluar. Pasi shkaktoi të paktën 10 viktima dhe dëme të pallogaritshme në Karaibe, Xhamajkë dhe Meksikë, “Beryl” goditi Teksasin me të njëjtën furi.

Raportimet flasin për të paktën 3 viktima, dëme të mëdha dhe më shumë se 480 mijë banorë pa energji elektrike.

Zyra e guvernatorit të shtetit u ka kërkuar vazhdimisht banorëve që të mos e nënvlerësojnë stuhinë, ndërsa portet e naftës janë mbyllur dhe shumë fluturime janë anuluar.

Beryl pritet të lëvizë nëpër shtetet qendrore të Amerikës, përfshirë Misisipin, më vonë gjatë javës.

/abcnews.al