Sondazh

Kush po e provokon tensionin në Shkup:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

San Antonio fiton të parën/ NBA, skuadra nga Teksasi mund kampionen në fuqi Oklahoma

schedule12:43 - 19 Maj, 2026

schedule 12:43 - 19 Maj, 2026

Mos vallë duhej të shpallej ai më i miri i sezonit? Është Shei Gilgës Aleksandër që fiton për të dytin vit radhazi çmimin e madh individual për edicionin e rregullt në NBA, veçse në finalen e parë të Konferencës Perëndimore, numri 1 u duk dikush tjetër.

Viktor Uembaniama ishte më lart sesa lideri i kampionëve, dhe San Antonio Spërs fitoi në fushën e Oklahomës me shifrat 122-115.

U deshën dy kohë shtesë, pra 58 minuta lojë e kronometruar në një përballje që u duk se nuk do të përfundonte kurrë.



Uembaniama shënoi 41 pikë e kapi 24 topa në tabela.

Me këto shifra, gjigandi francez u bë më i riu basketbollist në historinë e ligës më të fortë të botës që ka të paktën 40 pikë e të paktën 20 topa në tabela në plej of.

Po ashtu, është I dyti për të gjitha kohët që jep këto statistika në finalen e parë të plej ofit në të dyja Konferencat e NBA-së.

Shtatlarti prej 2.24 metrash pati edhe 3 asistë, 1 vjedhje topi e 3 bllokime gjuajtjesh.

Natyrisht, ai nuk ishte vetëm sepse të tjerët si Harper, Kastëll, Vasëll, Xhonson apo Shampanjë gjithashtu dhanë kontribut të madh.

Për Oklahomën Gilkës Aleksandër nuk bëri aq shumë me 24 pikë e 12 asistë, si dhe 5 vjedhje topi, ndërsa Holmgren këtë herë ishte shumë dobët.

San Antonio ka marrë epërsinë në finalen e Perëndimit, ndërsa ndeshja e dytë do të luhet sërish në Oklahomë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!