A thua do të mjaftojë ky fenomen për mrekullinë?
Viktor Uembaniama vendosi rekordin e bllokimit të gjuajtjeve për një basketbollist në NBA në pjesëmarrjen e tij të parë në plej of, dhe ndihmoi ekipin që të kthehej nga “buza e greminës”.
San Antonio triumfoi 115-111 në “Medison Skuer Garden” të Nju Jorkut, ndaj skuadrës vendase me emrin Niks, duke ngushtuar diferencën në finalen e madhe për titull.
Njujorkezët tani kryesojnë 2-1, pasi ia dolën të fitonin dy herë në Teksas.
Uembaniama shkëlqeu në këtë përballje me 32 pikë, 8 topa në tabela, 6 asistë, 2 vjedhje topi e 3 bllokime gjuajtjesh.
Ai pati vetëm një humbje topi.
Koeficienti I tij I efikasitetit ishte I jashtëzakonshëm, 39.
Uembi ka tani 70 bllokime gjuajtjesh në herën e tij të parë në plej of duke kaluar legjendën Dikembe Mutombo, si dhe duke qenë I pari basketbollist në histori që arrin deri në 70.
Falë lojës së tij, Spërsat I shkaktuan Nju Jorkut humbjen e parë pasë 13 fitoreve radhazi në plej of, seria e dytë më e gjatë në historinë e NBA-së, ndërsa në Arenë ishte edhe presidenti Donald Tramp.
Për vendasit, Xhejlën Branson shënoi po 32 pikë, por nuk mjaftoi.
Ndeshja e katërt finale për titull luhet gjithashtu në “Medison Skuer Garden” duke u gdhirë 12 qershori sipas orës së Shqipërisë.


