Ky që shihni në këtë foto është Kreshnik Dashaj, 34 vjeçari i cili u gjet i pajetë mëngjesin e sotëm, në lagjen “Kushtrimi” në Vlorë.
Trupi i 34-vjeçarit u gjet në afërsi të banesës së tij dhe dyshohet të jetë vrarë. Disa orë pas ngjarjes, policia sqaroi se pas hetimeve paraprake, në trupin e 34 vjeçarit, konkretisht në pjesën e pasme të shpatullës është konstatuar një plagë e cila dyshohet të jetë shkaktuar nga armë zjarri.
34-vjeçari punonte në një firmë këpucësh në qytetin e Vlorës dhe nuk rezultonte si person me precedent penal.
Ndërkaq, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes./abcnews.al