“Destinacioni perfekt për italianët”/ Revista italiane: Në Shqipëri mund të bëni pushime të lira

schedule07:39 - 29 Qershor, 2024

schedule 07:39 - 29 Qershor, 2024

Për italianët edhe ky sezon veror Shqipëria mbetet vendi më I mirë për të kaluar pushimet. Revista italiane tendence di Viaggio shkruan se Shqipëria është një vend i mrekullueshëm që pret çdo vit turistë nga e gjithë bota, pa qenë nevoja për të shpenzuar shumë.

“Me pak më shumë se 20 euro mund të shijoni pamjet e mrekullueshme të Shqipërisë dhe të kaloni pushimet tuaja me çmime të përballueshme”. Kështu shkruan në një artikull revista italiane “Tendenze di Viaggio”.

Revista shkruan se vitet e fundit vendi ballkanik është kthyer në një destinacion turistik ku mund të kalohen pushimet mes relaksit dhe argëtimit.

“Deri pak kohë më parë Shqipëria nuk përfshihej në listën e destinacioneve për të udhëtuar. Megjithatë, pamjet befasuese që u ofron vizitorëve, ushqimi i mirë dhe jeta e natës kanë mundësuar që ky vend të përjetojë një rizhvillim të madh”, shkruhet në artikull, ndërsa revista shton më tej se Shqipëria është destinacioni perfekt i zgjedhur nga shumë italianë.

Ushqimi është shumë i ngjashëm me atë italian dhe qytetet duke përfshirë kryeqytetin Tiranën, ofrojnë një panoramë artistike që tërheq vëmendjen e miliona turistëve.

Shqipëria mund të jete destinacioni ideal për pushime verore pasi ofron plazhe të mrekullueshme që të lënë pa frymë me bukurinë e tyre.

“Tendenze di Viaggio”, shton më tej se ka shumë limane të vegjël me rërë dhe shkëmbinj, të rrethuar nga panorama befasuese e natyrës së pacenuar.

Gjithashtu, revista sugjeron edhe vendet që duhen vizituar gjatë qëndrimit në Shqipëri.

“Nëse është hera e parë në Shqipëri këshillohet ta nisni nga Tirana. Kryeqyteti është plot me muze, monumente dhe pamje antike që e bëjnë

Sipas revistës italiane Shqipëria është një vend i mrekullueshëm që pret çdo vit turistë nga e gjithë bota, pa qenë nevoja për të shpenzuar shumë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!