Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Si u ndalën dronët kamikazë mbi Kryeministri? Çupi: Qëllimi ishte pushtimi i vendit

schedule20:50 - 23 Tetor, 2026

schedule 20:50 - 23 Tetor, 2026

TIRANË- E shtuna e kaluar do të kishte kthyer Tiranën në një miniaturë të Kievit, me dronë të armatosur me shpërthyes.

ABC News ka mësuar se në qiellin e kryeqytetit janë neutralizuar katër dronë kamikazë, si dhe dy të tjerë që do të transmetonin live shpërthimin e Kryeministrisë.

Të 6 dronët ishin të fuqishëm dhe komandoheshin nga jashtë Shqipërisë, por ende nuk njoftohet origjina nga u nisën. Analisti Frrok Çupi, i ftuar në “Breaking News” tha se ky sulm i tentuar synonte shkatërrimin e kryeqytetit.



“Data 17 ishte data më e dhunshme në kryeqytetin e Shqipërisë, kryeqyteti ishte lënë pa sinjale,  pa semaforë, ishin sulmuar bankat, kishte marrë pamjet e një tërmeti, Qytetarët ishin strukur në shtëpitë e tyre. Shqipëria u sulmua në mënyrën më të egër , u sulmua me katër dronë, dhe sikur njëri prej tyre të kishte shpërthyer, me atë sasi plasëse do kishte shkaktuar tmerre.

Armiku kishte vendosur që Tiranën ta rrënonte, ta shkatërronte. Qëllimi ishte pushtimi i vendit,  është sulmuar më herët me sulmet kibernetike, me sulmet hibride. Atë natë tentuan të bëjnë gjëmën e madhe”, theksoi ai./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!